Heq vajzën nga shkolla për t’iu përkushtuar TikTok-ut, nëna: Kjo është më e mira, s’duam të humbasë mundësitë

Kat Clark ka larguar vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla që ajo të përqendrohet te karriera si influencuese në Tik-Tok.
Kat Clark ka 5.2 milionë ndjekës në Tik-Tok dhe është votuar si “Krijuesja e Vitit” në vitin 2022. 37-vjeçarja drejton podcast-in “Basically Besties” me vajzat e saj, Latisha, 20 vjeç dhe Deja, 12 vjeç.
Largimin nga shkolla të vajzës 12-vjeçe nëna e sheh si veprimin më të mirë, duke theksuar se ajo nuk duhet të humbasë mundësitë që i vijnë aktualisht nga TikTok-u.
“Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore, se unë punoja në korporatë. Duke qenë se tanimë kam një karrierë të re, duhet të udhëtoj shumë. Deja po fillon t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, ndaj shkollimi nga ora 9 deri në 15, nga e hëna në të premte nuk po funksionon dhe kam kuptuar se duhet ta largoj nga shkolla. Mendojmë se kjo është më e mira për të, nuk duam t’i humbë këto mundësi. Tik-Tok funksionon për familjen tonë”./vizionplus.tv




