Një 56-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë proceduar penalisht në Gjirokastër.

Procedimi ka nisur pasi të dy ata nuk paguan për shërbimin që morën në një restorant.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Z., 26 vjeç dhe K. Z., 56 vjeç, të dy banues në Selenicë, pasi dyshohet se nuk kanë paguar për shërbimin që kanë marrë në një restorant”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *