Hëna e Re e 18 dhejtorit, e cila do të rilindë në shkallët e fundit të Shigjetarit, do të sjellë një erë ndryshimesh për të gjitha shenjat e zodiakut. Ky është momenti i duhur për të bërë edhe ndryshimet e fundit të vitit që po lëmë pas, për të marrë vendime të rëndësishme ose për të provuar emocione të reja dhe të rrezikshme. Ja cilat janë efektet për çdo shenjë:

 

1.Dashi:Duke filluar nga dita e hënë do të keni mbështetjen e Hënës, Saturnit dhe të Marsit. Kësisoj do të mund të jepni më të mirën tuaj në aspektin profesional dhe atë profesional.

 

2.Demi: Yjet parashikojnë ndryshime për ju të lindurit e shenjës së Demit, për të përjetuar çaste të paharruara gjatë vitit që do të vijë. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj dhe mund të qëndrojë gjatë aty, duke ju favorizuar në aspektin profesional.

 

3.Binjakët: Të lodhur nga pesha mbytëse e gjithë vitit ?! Lajme të mira për Binjakët, më në fund do të mund të pushojnë ashtu siç duhet. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të vendosur paqe dhe rregull në jetën tuaj.

 

4.Gaforrja: Gaforrja dhe dualitet e saj të dashurisë janë një histori e vjetër tashmë. Mos u stepni, ndoshta duhet t’ia shpegoni atij, asaj ndjenjat tuaja duke ndjekur gjithmonë rrugën e së vërtetës.

 

5.Luani: Ndoshta kohët e fundit, nuk i keni dhënë partnerit/partneres rëndësinë dhe vëmendjen e duhur. Ky është momenti ideal për të korrigjuar gabimin dhe për t’u impenjuar maksimalisht në lidhjen në çift.

 

6.Virgjëresha: E dimë, ka qenë një vit jo shumë i lehtë, i tejngarkuar me përgjegjësi dhe punë, por fundi i tij parashikon një periudhë paqeje dhe çlirimi për Virgjëreshën.

 

7.Peshorja: Për Peshoren kjo është një fazë vendimtare pasi i duhet të përballet me të gjithë frikërat dhe luhatjet emocionale të këtyre muajve të fundit. Mos u frikësoni çdo gjë do të shkojë mirë, mjafton të mos humbni besimin në vetvete.

 

8.Akrepi: Ka qenë një vit shumë impenjativ për të gjithë Akrepët, kështu që merrni pak kohë për veten Është momenti të qetësoheni dhe t’i gëzoheni dashurisë së familjes dhe miqve më të mirë.

 

9.Shigjetari: Tërheqja e Saturnit dhe afrimi i Hënës së re janë një mundësi shumë e mirë që Shigjetari të gjejë kurajon për të dalë nga guacka ku është strukur dhe të zbulojë dimensione të reja të vetes.

 

10.Bricjapi: Edhe Bricjapi, njëlloj si pararëndësi i tij Shigjetari, duhet të gjejë kurajon për të zbuluar veten. Shenja juaj është e rrethuar nga një burim i pashtershëm energjish që do t’ju ndihmojnë të jeni një njeri më i mirë dhe i përgjegjshëm.

 

11.Ujori: Ujorit i duhet të bëj disa ndryshime në rrethin e miqve, edhe pse e keni shmangur për shumë kohë ju duhet të jeni më përzgjedhës dhe të mendoni më shumë shumë për njerëzit që e meritojnë vërtetë vëmendjen dhe dashurinë tuaj.

 

12.Peshqit: Më në fund fati do t’ju buzëqeshe Peshqve, që pavarëisht periudhës së ngarkuar që kanë kaluar gjatë gjithë vitit më në fund do të mund të shijojnë frytet e një projekti dhe vendimi të ri./Burimi ”Cosmopolitan Italia”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *