Pesë punonjese të një fasonerie u paraqitën me simptoma helmimi në spitalin e Durrësit.

 

Ato u dërguan me urgjencë pasi gjatë procesit të punës patën dhimbje koke dhe të vjella.

 

Pasi morën ndihmë mjekësore, rrobaqepset u larguan në drejtim të banesave.

 

Lidhur me rastin, policia nisi hetimet, ndërsa dyshohet se helmimi mund të ketë ardhur si rrjedhojë e përdorimit të kimikateve në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *