Subscribe

Gjashtë nxënës të shkollës “Jashar Hoxha” ne Paskuqan u transportuan me urgjencë në repartin e Toksikologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare, pasi kishin te vjella, këputje dhe marrje mendsh. Nxënësit ndodhen nen kujdesin e mjekeve dhe mësohet se kane kaluar fazën e rrezikut per jetën. Dyshohet qe shkak te jete bere detergjenti i përdorur për pastrimin e ambienteve të brendshme të shkollës. Babai i njërës prej nxënëseve tregon se si u njoftua per ngjarjen. Situata pritet te zbardhet plotësisht pas daljes se rezultatit te analizave. Helmimi i nxënësve shkaktoi debate edhe në sallën e parlamentit, ku ish-kryeministri Berisha replikoi me ministrin e Beqaj. Për ngjarjen reagoi edhe policia e Tiranës, e cila përjashtoi në mënyrë kategorike qe nxënësit te kenë pasur probleme per shkak te përdorimit te lëndëve narkotike. I njëjti qëndrim ka ardhur edhe nga Ministria e Arsimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *