Në nisje të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar të hidhej në votim ndryshimi i rendit të ditës së punimeve të parlamentit, dhe si pikë e parë e diskutimit të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujës.

“Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki.”

Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga socialistët. Taulant Balla theksoi se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet.

“Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra i Brendshëm të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *