E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Helmimi në Peshkopi, policia bllokon pastiçerinë

Të paktën 150 persona janë helmuar në qytetin e Peshkopisë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se helmimi ka ardhur pas konsumit të tortave të cilat janë marrë nga e njejta pastiçeri.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të helmimit.

 

Reklamë

Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ku dyshohet se janë shitur tortat.

 

Drejtori i spitalit të Peshkopisë, Beqir Bici, ka thënë se gjendja e personave të helmuar është në kontroll.

 

Bici tha se janë duke u bërë analizat toksike dhe janë duke pritur përgjigjet për të zbuluar burimin e helmimit të qytetarëve, nga uji apo ndonjë ushqim apo faktor tjetër.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë