Del përgjigja e ISHP-së për ujin në Krujë ku mbi 600 qytetarë u helmuan.

Përmes një prononcimi për mediat nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku bëri me dije se analizat kanë treguar se helmimi i rreth 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si rezultat i një defekti në sistemin hidrik, ku është konstatuar një bakter enterokokus në një pikë të tij.

“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji“, njofton ISHP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *