E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Helmimi me ujë të pijshëm në Bulqizë/ Zbulohet shkaku, procedohet 64-vjeçari

Montimi i një tubi plastik nga 64-vjeçari Kadri Muça, administrator i një HEC-i privat në fshatin Tuçep, u bë shkak për ndotjen e ujërave e pijshëm të fshatit Gjoricë, që solli edhe helmimin masiv të banorëve.

 

Përzierja me ujërat e zeza të këtij fshati bëri që dhjetëra banorë të paraqiteshin me të njëjtat simptoma në qendrën shëndetësore, për të marrë trajtim.

 

64-vjeçari tani po procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

 

Policia e Bulqizës nisi hetimet për ngjarjen pasditen e së shtunës, kur disa banorë u paraqitën për ndihmë mjekësore, për shkak të shqetësimeve si dhimbje barku, apo të vjella pas konsumimit të ujit nga ujësjellësi.

 

Të gjithë banorët e prekur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë video