Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjendja shëndetësore e 42 nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier që u paraqitën në spital paraditen e kësaj të mërkure me shenja intoksikacioni është stabilizuar.

 

Në reagimin e këtij institucioni bëhet me dihet se asnjë prej gjimnazistëve nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtoi se 8 prej tyre kanë lënë spitalin.

 

“Mbrojtjes Sociale po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit. Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. 8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftim.

 

Mes të tjerash, Ministria e Shëndetësisë u shpreh se nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Fier.

 

“Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor”, shtoi Ministria.

 

42 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” përfunduan në spital këtë të mërkurë, pas problemeve me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *