E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Helmimi i komisionerëve/ Gjuriç: Po përgatitet skenar manipulimi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur për rastin e helmimit të 26 zyrtarëve nga zarfet e votave të mbërritura nga Serbia.

 

Gjuriç hodhi akuza se sipas tij, po përgatitet një skenar për manipulimin e votave të serbëve të Kosovës me qëllim që në Kuvend, sipas tij, të futen ‘serbët e Kurtit’.

 

Reklamë

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriç në një komunikatë për media.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë