Partia Demokratike kërkon “kokën” e kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Helmimi masiv i mbi 1200 qytetareve, sipas deputeteve të PD, Alibeaj dhe Merita Bakiu, është përgjegjësi e drejtuesit numër një të bashkisë së këtij qyteti.

Nëpërmjet një dalje për mediat para selisë së Kuvendit të shqiperisë, nënkryetari demokrat Enkeled Alibeaj dhe deputetja e Krujës, Merita Bakiu thanë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet është një skandal i madh që duhet të ketë edhe përgjegjës.

 

Jemi të shqetësuar sepse shteti nuk ka reaguar fare. Është e tmerrshme që në këtë helmim kaq masiv qeveria të mos reagojë. Kanë reaguar pas tre ditësh vetëm kur filluan mediat, presionet politike dhe problematikat e njerëzve. Atëherë Ministrja e Shëndetësisë tha se e kemi situatën nën kontroll. Në të njëjtën kohë kur në qytetin e Krujës njerëzit po marrin ndihmën e parë dhe spitali nuk ka infrastrukturën e duhur. Jemi të shqetësuar për situatën. Është një situatë që nuk ka ndodhur ndonjëherë bnë qytetin e Krujës. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kryetari i Bashkisë Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen.

 

Ajo shtoi se në kohën kur qyteti ka 5 ditë me ujë të kontaminuar dhe situatë serioze shëndetësore, banorët nuk kanë mundësi alternative për tu furnizuar me ujë.

 

Sakaq, Enkelejd Alibeaj shtoi se qeveria duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne parlament helmimin masiv.

 

Ju e dini fare mirë që përfaqësueset tona, znj.Bakiu, znj.Pampuri, znj.Çupi shkuan të parat në vendngjarje. Kjo është detyra, e drejta dhe detyrimi i opozitës sepse vetëm prej lëvizjes së opozitës qeveria, parlamenti, bashkia apo të gjitha institucionet e tjera mund të lëvizin nga një këmbë. Ky është detyrimi ynë. Nuk pret më sëmundja për procedurë. Nuk pret më shëndeti për procedurë. Duhet sot. Duhet tani. edhe kjo dalje publike e jona, të shpresojmë që të gjithë ata “shurdhmemecë” e “të verbër” e të papërgjegjshëm që janë aty me kryeministrin të marrin një orë e më parë të gjitha instrumentat që ligji ua jep t’u ndodhen njerëzve afër dhe të gjejnë përgjegjësit sepse ky është një krim masiv.  

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *