Trupi i dëmtuar i helikopterit të rrëzuar pak ditë më parë në liqenin e Shkodrës është nxjerrë këtë të diele. Operacioni qe kishte nisur te premten u finalizua nga polumbaret e policisë dhe te ushtrisë, të ndihmuar nga mjetet logjistike. Ajo çka kishte mbetur pas rrëzimit të mjetit fluturues është zhvendosur dhe është vene ne dispozicion te hetuesve. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ekspertët e kompanisë Eurokopter si dhe ekspertë ushtarakë amerikane te specializuar per helikopterët “EC 145”, te thirrur nga ministria, kanë asistuar grupin hetimor për te nxjerrë kamerën regjistruese. Qe nga ai moment, sipas ministrisë, kjo pajisje është në duart ë prokurorisë. Kutia e zeze po i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar momentet e fundit në kabinën e helikopterit e për të hedhur dritë mbi shkaqet e tragjedisë. Pak orë pas mbylljes me sukses të operacionit delikat, ministrja Kodheli ka falënderuar 40 pjesëtarët e forcave të armatosura si dhe polumbarët e RENEA që mundën të nxirrnin helikopterin. Rrëzimi i mjetit fluturues u mori jetën dy piloteve Florian Delija dhe Donald Hoxha, si dhe la te plagosur ushtarin Gerald Baramuça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *