Subscribe

Sistemi shëndetësor eshte ne gatishmëri per te përballuar çdo emergjence nga zonat turistike apo situata te tjera. Gjate inspektimit ne njësinë e transportit me helikopterë ministri Ilir Beqaj deklaroi se ketë periudhe jane kryer me shume fluturime per te transportuar ne kohe rastet e renda me trauma apo urgjenca kardiake.

“Është pjesë e përpjekjeve që bëjmë për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik veror me prezencë në të gjithë bregdetin, por edhe me gatishmëri në çdo moment për transport të specializuar drejt Tiranës me autoambulanca, por edhe më rrugë ajrore, siç është rasti i misioneve që kryhen Njësia e Helikopterëve Mjekësore, madje në disa raste, në fluturim kemi pasur edhe personel mjekësor për të garantuar që pacientët të vijnë në Spitalet e Tiranës ende gjallë,” theksoi Beqaj.

Drejtues te qendrës kombëtare te urgjencave tregojnë se se disa prej fluturimeve janë bere per transportimin e mjekeve te traumës, kryesisht ne spitalet e jugut te vendit aty ku ka pasur me shume nevoja dhe urgjenca. Ne 6 muajt e pare te vitit, ku nuk kane munguar aksidentet e renda, djegiet me bombola gazi si rasti i Beragozhdes, djegia e autobusit ne Kruje  apo ngjarja te tjera, jane kryer rreth 710 fluturime per transportin e pacienteve, por dhe mjekeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *