E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Helena” fut në sherr dy burra, kërcet arma në mes të qytetit, një i plagosur

Një skenë e ngjashme si në filmat “Western” ka ndodhur ditën e sotme jashtë një lokali në Colonos të Greqisë.

Dy burra pas një zënke mes tyre për një grua kanë dalë jashtë lokalit për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin. Pas grushtave dhe debateve të forta, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur tjetrin në shpatull.

Reklamë

Mediat helene raportojnë se të dy burrat janë grekë dhe se shkak i sherrit mes tyre kishte qenë një grua.

Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori. /Vizionplus.tv/

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë