Subscribe

Ish-drejtuesi cek i kompanisë CEZ kërkon pushimin e çështjes penale ndaj tij në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me shtetin shqiptar.

 

Në seancën e kësaj të mërkure avokati mbrojtës i Hejsek Arben Rakipi, tha se shteti shqiptar po del gënjeshtar, pasi sipas tij marrëveshja në pikën 12 të saj përjashton nga ndjekja penale punonjësit dhe ish-drejtuesit e CEZ.

 

Por për prokurorinë, nje pretendim i tillë është i pakuptimtë. Përfaqësuesit e akuzës thane e jane ata që vendosin për ndjekjen penale dhe asnjë institucion tjetër.

 

Hejsek gjykohet në mungesë për dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit të shkaktuar nga kompania çeke pas privatizimit të OSSH-së në vitin 2009.

 

Disa ditë më parë dhoma penale e Gjykatës së Tiranës dënoi me 11 vite burg ish- administratorin i kompanisë DIA Kastriot Ismailaj. Po ashtu me vendim të Gjykatës së Tiranës, Kastriot Ismailajt iu konfiskuan dhe 4 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *