E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hedhja e inerteve në Butrint dhe ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohen 2 zyrtarë të Zonave të Mbrojtura

Dy zyrtarë janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Zyrtarët e zonave të Mbrojtura në Vlorë janë arrestuar, pasi kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar hedhjen e inerteve në zonat e mbrojtura në Butrint, te Pema e Thatë e te Laguna.

 

Reklamë

“Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon  zonën e Butrintit;

-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin”, njofton policia.

 

Zyrtarët kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, sepse në zonat e Pemës së Thatë, Lagunës dhe në liqenin e Butrintit, kanë lejuar ushtrimin e aktiviteteve më kundërshtim me ligjin, dhe për pasojë kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë