Pak ore pas mbylljes se seancës, ministri i jashtëm Ditmir Bushati kërkoi ndjesë për reagimin në  sallën e kuvendit, ku u hodhi ujë deputetëve të opozitës. Në një postim në facebook, Bushati shkruan se ndihet i keqardhur për reagimin instinktiv ndaj agresionit te ulët, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të kuvendit. “Salla e kuvendit, nga nje hapësire ku duhet te triumfoje debati i civilizuar, është kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperues, ku opozita me çdo kusht kërkon te vrase fjalën, argumentin dhe vete ligjësitë e bashkëjetesës demokratike” – shkruan Bushati.

 

Ministri nënvizon se javën e ardhshme Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim. “Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete bëhen rezultatet e reformave dhe veçanërisht te reformës ne drejtësi dhe vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqipërinë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi” – përfundon shefi i diplomacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *