Studiuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë bërë një studim pse kaq shumë njerëz ndajnë çdo ditë rutinën  tyre të fintesit në rrjetet sociale. Mund të thuhet se rezultatet nuk ishin ashtu siç pritej për tifozët më të mëdhenj të palestrës.

 

 

Njerëzit që janë gjithmonë të prirur për të dokumentuar aktivitetet e tyre në palestër, kanë tendencë të jenë narcisistë. Sipas studiuesve, qëllimi kryesor është të mburremi për sa kohë që investojmë në pamjen tonë. Me sa duket këto përditësime të statusit janë më të shpeshta në Facebook se sa në rrjetet e tjera.

 

 

“Narcisistët përditësoheshin më shpesh për arritjet e tyre, gjë e cila motivohej nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlefshmëri nga komuniteti i Facebook, përfundon studimi. Numri i lartë i pëlqimeve nuk do të thotë që gjithkush pëlqen të shohë ato postime.

 

 

Dr. Tara Marshal vazhdon të thotë se: “Edhe pse rezultatet tona sugjerojnë se mburrjet e narcisistëve marrin shpërblimin e tyre, sepse ata marrin më shumë pëlqime dhe komente për përditësimet e tyre të statusit, mund të jetë që miqtë e tyre në Facebook me mirësjellje i mbështesin, ndërsa fshehurazi ata nuk i pëlqejnë këto shfaqje egoiste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *