Subscribe

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, nuk ka zgjedhur të mbajë asnjë anë në përgjegjësitë e grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”. Vizion Plus e ka pyetur ministrin se ka një deklaratë të Ministrit të Brendshëm, i cili ka bërë përgjegjës koncesionarin e Rinasit për mospërmbushje të kontratës, e pikërisht në pikat që lidhen me sigurinë e aeroportit. Ndërsa ka lënë të kuptohet se ministri Tahiri, nuk ka patur të drejtë, Haxhinasto ka zgjedhur të këshillojë të gjitha palët.
Pavarësisht ngjarjes, e cila vuri në diskutim sigurinë kombëtare, Ministria e Transporteve, nuk ka qënë transparente me publikun, madje edhe pse pati mundësinë të pyetej për kërkesat që i ka bërë kompanisë që ka ekskluzivitetin e aeroportit të Tiranës, numri një i këtij institucioni, ka zgjedhur të mos përgjigjej. Ministria e Transporteve, nuk ka marrë asnjë hap për të rishikuar apo prishur kontratën që ka me firmën që ka aeroportin: këtë ajo e mbështet në faktin se në bazë të kodit ajror, koncesionarit i lihet kohë të rregullojë pikat e papërmbushura të marrëveshjes, e nëse kapet në gabim të dytë mund t’i hiqet licenca. Që nga viti 2013-të e deri më sot, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë 15 testime në ambientet e koncesionarit, por askush nuk thotë se si kanë dalë rezultatet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *