E shtunë, 19 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Haxhinasto kundër taksës 5 euro në Rrugën e Kombit

Ish-ministri i infrastrukturës në kohën kur u zyrtarizua koncesioni i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, Edmond Haxhinasto deklaron se ka kërkuar aplikimin e tarifës më të ulët në rajon për kalimin në këtë rrugë. Haxhinasto nuk bën të ditur se sa është niveli që ai ka kërkuar, por zyrtarizimi i tarifës prej 5 eurosh duket se ka qenë kundër vullnetit të tij.

 

Sipas të dhënave, niveli prej 5 euro për një kalim dhe për 100 km rezulton se sot të jetë më i larti në rajon. Por sipas të dhënave, kjo tarifë nuk është vetëm për mirëmbajtje të rrugës, por edhe për ndërtimin e saj, pasi segmenti nuk është i përfunduar.

 

Rruga e Kombit u ndërtuar me paratë e buxhetit dhe do të vijojë të mirëmbahet po me paratë e taksapaguesve. Ndërsa paralelisht, çdo qytetar paguan në litrin e karburantit një taksë qarkullimi që shërben po për mirëmbajtjen e rrugëve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video