Subscribe

Pas nje bllokimi disa mujor, punimet ne by-pass-in e fierit kanë rinisur. Te paktën ky është qëndrimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Edhe pse ky by-pass duhej te kishte mbaruar ne prill te këtij viti, nuk ka ende një afat se kur ai do te përfundojë. Por gjasat janë qe ai te jete gati para zgjedhjeve te ardhshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se nga 2013 e deri me tani jane kryer rreth 55 % te punimeve ne këtë vepër publike, ndërsa kane nisur procedurat edhe per penalizim te firmës fituese.
Ritmi ka qene i ulet për shkak te mosmarrëveshje mes kompanisë fituese dhe nenkontraktoreve. Po sa garanci ka qe ky projekt nuk do te bllokohet serish? Te dy by-pass-et, por sidomos ai Fierit, janë nje nyje shume e rëndësishme rrugore per te lidhur autostradat Lushnje-Fier dhe Levan – Vlore. Por ndonëse te nje rëndësie te tille, ato janë trajtuar me indiferentizëm nga Ministria e Transporteve e drejtuar nga Edmond Haxhinasto. Ministri dhe stafi i tij janë kujdesur qe gjate kësaj kohe te merren me koncesionin e Rrugës se Kombit apo me zëvendësimin e sinjalistikes ne disa segmente, duke mos i dhënë zgjidhje ngërçit ne dy by-pass-e, çka ka krijuar nje situate te paprecedent te trafikut ne rrugën Fier – Vlore, gjate gjithë sezonit turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *