E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Haxhinasto: Është rritur siguria rrugore

Edhe pse ne katër muaj 80 ka qene numri i viktimave nga aksidentet, 30 % te cilëve kane patur si shkaktar kushtet rrugore, serish ministri i transporteve Edmond Haxhinasto është i mendimit se siguria ne rruge është rritur. Qe nga viti 2014 qeveria ka miratuar planin kombëtar te sigurisë, por ne fakt numri i larte i aksidenteve tregon se standardi i rrugëve le shume per te dëshiruar, duke filluar qe nga mungesa e barrierave mbrojtjes e deri sinjalistika qe shpesh nuk ekziston. Aktualisht ne Shqipëri nuk ka thuajse asnjë segment rrugor qe i plotëson te gjitha standardet e nje rruge te sigurt.

Më shumë video

Reklamë