Subscribe

Edhe pse ka vetëm një javë që ka përfunduar, rruga që nga mbikalimi i trenit te ura e mesit që lidh Shkodrën me zonën e Thethit, është dëmtuar. Përfundimin e punimeve të këtij aksi e ka inspektuar nga afër Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili përgjegjësinë kryesore për mirëmbajtjen e saj e sheh te qytetarët.
Në një deklaratë për mediat, Haxhinasto bëri thirrje që banorët e zonës të ruajnë sinjalistikën e saj.
Përgjegjësia për sinjalistikën pikësëpari është për firmën që e mirëmban, por në deklaratat e Ministrisë së Transporteve faji vihet për qytetarët që e dëmtojnë dhe shkelin rregullat. Këto argumente të reja kanë ardhur pas disa aksidenteve me pasojë vdekjen, ku organet e hetimit kanë bërë përgjegjës Autoritetin Rrugor që nuk ka kryer si duhet punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *