Llava e vullkanit Kilauea në Hawai po gllabëron një pjesë të madhe të  ishullit. Autoritetet lokale deri më tani nuk kanë raportuar asnjë viktimë ndërsa më shumë se 1,700 njerëz, janë evakuuar.

Kthimi sërish në banesat i te evakuuarëve duket i pamundur. Vullkani Kilauea shpërtheu  javën e kaluar dhe u pasua nga një sërë tërmetesh, ku më i fuqishmi arriti magnitudën 6.9.

 

Kilauea është një nga vullkanet më të rinj dhe më aktivë në botë. Ai është i vendosur në zinxhirin e ishujve Hawai ku jetojnë rreth 200,000 banorë.

 

Llava vazhdon te shpërthejë dhe ende nuk mund te parashikohet se kur do te ndalet aktiviteti vullkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *