Subscribe

Jo vetëm Arben Lleshi! Një tjetër i burgosur ka qenë në shenjëstër për tu vrarë në burgun e Peqinit. Sipas dëshmisë së Indrit Shaqes, i cili mbeti i plagosur nga plumbat e Sokol Mjacajt ishin ofruar 200 mijë euro edhe për kokën e Xheladin Krujës.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mësohet se janë ofruar 200 mijë euro edhe për “kokën e Arben Lleshit, i cili u ekzekutua pasditen e 15 dhjetorit nga Sokol Mjacaj brenda qelisë.

Lexo edhe :

Related Posts

DËSHMIA

Në cilësin e personit që ka dijeni për rethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajme 200 mijë euro, do trë sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakort me të dyja rastet i kanë thënë se nëse je dakort na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur mardhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar.

Në Peqin ka qënë për 3 muaj në regjim të posacëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro.

Kush është Xheladin Kruja

Xheladin Kruja më 3 maj të vitit 2001 akuzohet se vrau dy vëllezërit Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.

Vrasja ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve, raporton Vizion Plus.

Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua dy ditë më vonë. Teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor 2021 ka tentuar të vrasë ish- kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja.

Një vit më vonë, në 2013 ai u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë.

Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, u provua, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë.

Ky sulm ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjaret./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *