Subscribe

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajshëm për disa akuza të reja që kanë paraqitur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

 

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, bwri tw ditur se Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Akuzat e reja lidhen me krime të pretenduara në dy qendra ndalimi në Suharekë dhe një qendër ndalimi në Gjilan.

 

Gjatë ditws sw sotme para Dhomave të Specializuara do të paraqiten edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me ashim Thaçin, kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *