E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Hashim Thaçi uron Ramën për fitoren

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit. Përmes një mesazhi në facebook, Thaçi vlerësoi mënyrën sesi u zhvillua procesi zgjedhor. “Mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”, shkroi Thaçi. Edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e ka uruar Ramën për fitoren e 25 qershorit. Zaev shkruan se është i bindur për përkushtimin e Ramës drejt proceseve demokratike dhe reformuese sipas standardeve të BE-së, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë