Subscribe

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë. Numri dy i qeverisë Hashim Thaçi përmes një postim në facebook, ka deklaruar se Vetëvendosje, Nisma e AAK kanë humbur durimin, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij i dha të drejtë qeverisë.

“Ka një kohë të gjatë që partitë opozitare janë verbuar nga mosdurimi për t’a marrë pushtetin me dhunë. Frustrimi i opozitës është në rritje, sidomos pas vendimit të mirëpritur të Gjykatës Kushtetuese, e cila qartazi sqaroi dy gjera esenciale: e para se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Parë të ratifikuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe së dyti, ka precizuar saktë mënyrën e themelimit dhe dispozitat kushtetuese, të cilat duhet t’i përmbajë Statuti,  nëpërmjet të cilit themelohet dhe funksionon asociacioni”.

Deklarata e Thaçit vjen, ndërsa liderët e tre partive kryesore opozitare kanë përsëritur thirrjet për protesta paqësore më 9 janar. Ata kanë deklaruar se tubimet do te vijojnë deri në largimin e kësaj qeverie. Me herët, Gjykata vendosi qe tre deputete te opozitës te akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës ne kuvendin e Kosovës do te vazhdojnë te qëndrojnë ne arrest shtëpiak. Trupi gjykues la ne fuqi masat e mëparshme te marra per ish-liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe dy ligjvënësit e tjerë te kësaj force, Albulena Haxhiu e Faton Topalli. Per deputeten e AAK-se Donika Kadaj Bujupi do te vijoje masa e detyrim paraqitjes ne polici.  Seanca e radhës është paralajmëruar te mbahet ne 15 shkurt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *