Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet sot në Prishtinë. Ai ka shkuar në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare për të vizituar babain e tij, i cili po përballet me probleme shëndetësore.
Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e përkohshëm një ditor. Në oborrin e Qendrës Spitalore janë parë edhe forca të shtuara të policisë, si dhe mbështetës të ish-presidentit.
Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për të vizituar të atin e sëmurë.
/vizionplus.tv





