Para nisjes së samitit të Berlinit, presidenti I Kosoves, Hashim Thaci bëri të qartë se nuk mund të ketë negociata me Serbinë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata u bë pas një takimi që presidenti Thaci dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan në Berlin me ambasadorin amerikan Ricard Grenell.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Shoh si mundesi kete takim, por nje mundesi dhe nje rutin, jo ndonje mrekulli apo zgjidhje magjike. Ne kete takim nuk do te kete dialog, nuk do te kete negociata me Serbine. Sigurisht qw wshtw larg arritja e ndonje marreveshje, pasi sikur e dini as negociata e as marreveshje nuk do te kete pa Shba. BE eshte shume i dobet dhe jo unik per te levizur gjerat ne ballkanin perendimor . Taksa eshte e drejt, e ligjshme, legjitime dhe nese Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetem sa do ti shtojme masat e do te shkojme ne nivelin e riprocitetit.

 

Ndërkohë cështja e konfliktit mes kosovës dhe serbisë në samitin e berlinit gjeti jehonë në mediat gjermane.

Tre politikanët gjermanë të CDU, SPF dhe Të Gjelbrit, në një artikull të përbashkët për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, me tenë “Jo ndryshime kufijsh në Ballkan” theksojne se ky propozim do të ishte kapitullim para vlerave europiane.

 

“Ne e refuzojmë këtë propozim, sepse zonat e përcaktuara etnikisht janë vizion i rrezikshëm nacionalistësh që e kanë çuar njëherë rajonin në luftën më të përgjakshme të historisë europiane të pasluftës. Propozimi është antikushtetues dhe vendos pikëpyetje mbi multietnicitetin e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë mosndarjen e vendit. Prandaj ky propozim duhet të hidhet poshtë qartësisht.

 

Edhe gazeta të tjera kanë fokusuar cështjen delicate të ndryshimit të kufoijve, cka mund te sjellë një situatë shpërthyese në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *