Subscribe

Presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar Bashkimin Europian se ka mbajtur një qëndrim të ngurtë ndaj Kosovës, e për pasojë ka vonuar edhe liberalizimi I vizave. Gjatë fjalës së tij në në Forumin e Sigurisë në Budva të Malit të Zi, Thaçi tha gjithashtu se nuk do të negociojë më për vendosjen e kushteve të reja, as për heqjen e taksës e as për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Veri të Mitrovicës.

 

Hashim Thaçi: “Unë jam i optimist se rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen euroatlantike. Ka mjaft pakënaqësi për vonesën e BE-së dhe unë më së tepërmi janë i pakënaqur me qëndrimin e ngurtë të BE-së në raport me Kosovën që nuk i ka vlerësuar drejt progresin për liberalizimin e vizave.”

 

Thaçi nënvizoi se Bashkimin Europian duhet të veprojë më shpejt që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Unionit.

 

Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe tezën e shkëmbimit të territoreve, presidenti mohoi duke thënë se në tryezën e dialogut nuk ka qenë kurrë një ide e tillë.

 

“Është krijuar një keqkuptim në opinion dhe këto kanë sjellë gjëra skeptike të procesit. Kurrë në tavolinë nuk ka qenë ndonjë ide e shkëmbimit te territoreve. Për arritjen e marrëveshjes natyrisht se duhet të ndodhë demarkimi i kufirit. Unë si president i Kosovës dhe ai i Malit të Zi kemi arritur marrëveshje për korrigjimin e marrëveshjes se nënshkruar të demarkacionit dhe kjo ka ndihmuar në votimin e parlamentit të Kosovës të kësaj marrëveshjeje. Kush mendon se Kosova e njeh Serbinë dhe anasjelltas pa e demarkuar kufirin, për mua është injorant”.

 

Në fund presidenti Thaçi tha se për të arritur një marrëveshje finale Kosovë-Serbi kërkohet një angazhim unik i SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë dhe Francës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *