E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Hashim Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Serbi.

Ai komentoi faktin që shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan me një listë të vetme dhe arritën të marrin dy deputetë.

Reklamë

Sipas Thaçit, këtë shembull duhet ta ndjekin edhe shqiptarët e tjerë kudo jetojnë.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. HTH”

Analisti Nexhat Behluli deklaroi se futja në proces zgjedhor me një listë të unifikuar është meritë e Tiranës zyrtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë