Subscribe

Kureshtja, por edhe nxitja nga bashkëmoshatarët, janë disa dy nga faktorët që kanë rritur ndjeshëm përdorimin e kanabisit te adoleshentët. I tillë është edhe rasti i Entelës. Ajo thotë se në fillim e nisi si lojë, e më pas përfundoi si shpërndarëse e lëndëve narkotike në klubet e natës në kryeqytet.

 

Pas 3 vitesh përdorim, Entela krijoji varësi, jo vetëm nga kanabisi por edhe nga drogërat e tjera më të forta, si heroina apo kokaina. Për ish-drejtuesin e policisë së Tiranës, Arjan Hoxha, trafikantët kanë ndryshuar taktikë: Ata përdorin vajza minorene për shpërndarjen e drogës edhe ne institucionet shkollore.

 

Avokatët shpjegojnë se adoleshentët shfrytëzohen si trafikantë, pasi dënimi ndaj tyre përgjysmohet në gjykatë, për shkak të moshës. Gjatë vitit 2016 në Gjykatën e Tiranës u dënuan 170 persona për shpërndarje të lëndëve narkotike. 60 prej tyre ishin vajza.

 

Gazetar: Andi Qosja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *