Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Hasani: Shqipëria vazhdimisht ka zgjedhur të qëndrojë në anën e paqes, ftesa e Trump nuk është simbolike

22 Janar 13:53

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi sot në Kuvend se Shqipëria ka zgjedhur të qëndrojë në anën e paqes edhe në kohë të vështira, duke iu përgjigjur sfidave ndërkombëtare me veprim dhe përgjegjësi.

Hasani vuri në dukje se ftesa e Presidentit Trump drejtuar Kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar Shqipërinë si vend themelues i Bordit të Paqes nuk është simbolike, por reflekton rolin dhe besueshmërinë që Shqipëria ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, ky është një sinjal i qartë se koherenca dhe besueshmëria në politikën e jashtme i japin edhe vendeve të vogla hapësira reale për diskutime ndërkombëtare.

Hasani: Në vlerësimin e iniciativës së Presidentit Trump për krijimin e Bordit të Paqes, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme është udhëhequr nga një parim i qartë: paqja sot nuk ndërtohet me pritje, por me veprim dhe përgjegjësi. Në një moment kur konfliktet aktive, dhe veçanërisht tragjedia humanitare në Gaza, po tregojnë kufijtë e mekanizmave tradicionalë diplomatikë, çdo nismë që synon të krijojë hapësira reale dialogu dhe ndërmjetësimi duhet të jetë e mirëpritur. Ky qendrim eshte vazhdimësi e një zgjedhjeje që Shqipëria ka bërë historikisht: të qëndrojë në anën e paqes, të bashkëjetesës dhe të stabilitetit, edhe në kohë të vështira.

Ftesa drejtuar Kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar Shqipërië si vend themelues i Bordit të Paqes nuk është simbolike. Ajo reflekton rolin dhe peshën që Shqipëria ka ndërtuar në marrëdhëniet multilaterale si një vend i besueshëm, konstruktiv dhe i orientuar drejt stabilitetit. Ky është një sinjal i qartë se besueshmëria dhe koherenca në politikën e jashtme i japin edhe vendeve të vogla hapësirë reale në diskutimet globale. Shqipëria ka një histori unike të bashkëjetesës ndërfetare, mirëkuptimit dhe paqes, e cila nuk është vetëm pjesë e identitetit tonë kombëtar, por edhe një kapital diplomatik real. Si vend pa bagazh historik konfliktesh apo interesa të drejtpërdrejta në zonat e konfliktit, Shqipëria gëzon një pozicion të veçantë si zë i pranueshëm dhe i balancuar në iniciativa paqeje.

Por ky angazhim nuk mund të shkëputet nga një fakt themelor i politikës sonë të jashtme: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati strategjik kyç i Shqipërisë. Partneriteti Shqipëri–SHBA është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, interesa afatgjata dhe një rol vendimtar të Shteteve të Bashkuara në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Angazhimi ynë në këtë Bord është në koherencë të plotë me angazhimet tona ekzistuese ndërkombëtare, përfshirë rolin tonë aktiv në Kombet e Bashkuara dhe në NATO, si dhe procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ky angazhim ka për objektiv t’i plotësojë këto struktura, duke ofruar një kanal shtesë dialogu në një kohë kur kanalet tradicionale janë të mbingarkuara.

Të qenit vend themelues i kësaj nisme ka një rëndësi të veçantë. Ky status nënkupton praninë që në fazën e parë të formësimit të iniciativës, aty ku përcaktohen objektivat dhe parimet e funksionimit. Kjo prani e hershme i jep Shqipërisë mundësinë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të kontribuojë në mënyrë proporcionale me kapacitetet dhe rolin e saj.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në iniciativa paqeje në nivel global forcon gjithashtu rolin tonë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përcjell një mesazh të qartë se Shqipëria nuk është vetëm përfituese e sigurisë, por edhe kontribuese në të. Për këto arsye, Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme vlerëson se pjesëmarrja e Shqipërisë si vend themelues në Bordin e Paqes është një vendimmarrje e arsyeshme, e përgjegjshme dhe në përputhje me interesin kombëtar dhe rolin që Shqipëria synon të luajë në arenën ndërkombëtare.
Ju ftojmë të votojmë këtë projekt-ligj, ashtu si e votuam unanimisht ne Komision pak më parë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
bordi i paqes Igli hasani

Nga e njëjta kategori

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin hapur” për raportin e tyre: S’rrinim dot pa njëri-tjetrin!

më shumë...

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza Ahmetit në Ferma VIP

më shumë...

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri në krisjen e miqësisë mes Mozës dhe DJ Bujakës?

më shumë...

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.