Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mikpriti Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë, Cristina Gerasimov.
Palët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili ka në fokus promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin evropian për të mbështetur përgatitjen e suksesshme për anëtarësimin në BE.
Dy vendet do të bashkëpunojnë në fusha si proceset e anëtarësimit, duke përfshirë stabilizimin, asociimin dhe negociatat e anëtarësimit.
Gjatë takimit, ministri Hasani e ka informuar diplomaten moldave për momentin më të mirë historik që Shqipëria po kalon tani në kontekstin e integrimit evropian.
/vizionplus.tv





