Kandidatja për kryetare të Partisë Demokrtaike, Edith Harxhi nuk ka kursyer as kandidatin Agron Shehaj sa i përket akuzave për një futje jo të drejtë në listat e PD-së.

 

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Harxhi shprehet se ndonëse e ka mik këtë të fundit, i duket e çuditshme se si Shehaj kryesoi listën e PD-së në Vlorë në zgjedhjet e vitit 2017. Sipas saj, PD duhet të heqë dorë përfundimisht nga listat e bëra nga një individ i vetëm.

 

“Z. Shehaj është një biznesmen i nderuar, por natyrisht edhe ardhja e z.Shehaj në 2017-ën, futja e tij në listë, numri 1 në Vlorë, për mua ishte një çudi e madhe. Pavarësisht miqësisë që kam unë me z.Shehaj, ishte çudi e madhe. Kjo nuk duhet të ndodhë. Sepse ata që futen nëpër lista, së pari duhet të jenë atribut i drejtpërdrejtë i degëve të Partisë Demokratike dhe unë nuk di që dega e Vlorës të ketë propozuar Agron Shehajn në 2017-ën. Ne duhet të largohemi përfundimisht nga bërja e listave nga një individ i vetëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *