Harts eshte konfirmuar ndjekësja me e afërt e Selltikut ne kampionatin skocez. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e 8 te premierliges skoceze nje ekskluzivitet i paketës Tring ka qene ne program transferta e vështire ne Motheruell. Ne Fir Park miqtë nga Edinburgu ishin favorite qe ne fillim por arritën te kalojnë ne avantazh vetem ne limitin e pjeses se pare me ane te Sem Nikolson. Si te mos mjaftonte dalja e gabuar e portierit vendas, por edhe përgjumja e mbrojtjes, goditja nga jashtë zonës e Nikolson u devijua nga nje mbrojtës dhe topi përfundoi ne rrjete. Ne pjesën e dyte, miqtë e kishin me te lehte por serish te ndihmuar nga vendasit qe nuk kane arritur te spastrojnë zonen e tyre dhe Kallum Paterson ka lëshuar nje predhe te vërtete me te majtën qe eshte ndalur ne rrjete. Ne minutën e 84 është Arno Djum qe përsëri lëshon nje predhe nga jashtë zonës, duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes te vendasit dhe i çon shifrat ne 0-3. Vendasit do te shënojnë nje gol nderi ne minutën e dyte te shteses me ane te Xhejms Mc Faden me nje goditje perfekte dënimi nga jashtë zones, por vetëm kaq. Matheruell mbetet e 7 me 9 pike ndërsa Harts ngjitet ne vendin e dyte me 14. Ne kampionatin portugez Tondela ka lene vendin e fundit pas fitores se pare ne shtëpi kundër favoriteve te Pacos de Ferreira. Gjithsesi ndeshja ka marre nje rruge te papritur kur brenda tre minutave skuadrat mbeten me nga 10 lojtare per shkak te dy kartonëve te kuq. Ndërkohe qe vendasit kaluan ne avantazh ne minutën e 42 me ane te Erik Morenos, qe arriti te dërgoje nje top ne rrjete pas nje rrëmuje brenda zonës. Ne pjesën e dyte, miqtë arrijnë te barazojnë ne minutën e 73 me Migel Vieran pas nje goditjeje këndi. Por vendasit rigjejne forcat dhe ne minutën e 89 shënojnë golin e fitores me ane te John Murrillos. Pikërisht kur Pacos de Ferreira rriti presionin per te shënuar ne portën e vendasve këta te fundit lëshojnë nje top te gjate përpara dhe Murrilo nuk gabon duke shfrytëzuar edhe daljen e gabuar te portierit. Tondela le vendet e rrezikshme te renditjes ndërsa Pacos De Fereira mbetet ne mesin e renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *