Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Menaxheri i projektit zviceran “Perform”, Martin Dietz, nënshkruan një marrëveshje e cila nxit kërkimet shkencore dhe ofron ekspertizë per politikat sociale. Ky bashkëpunim synon të krijojë një brez kërkuesish të rinj, që do të ndihmojnë Bashkinë në përkthimin e statistikave dhe rezultateve të marra nga terreni me qellim hartimin e politikave konkrete.

 

 “Jemi shumë të interesuar për të pasur një brez të ri të kërkuesve socialë, të cilët do na ndihmojnë që shumë prej statistikave, datave, informacioneve që vijnë nga terreni të përkthehen në politika konkrete, në mënyrë që në të ardhmen vendimet e Këshillit Bashkiak të bazohen mbi këto statistika e jo mbi kakofoninë që mund të krijojë një minorancë e zhurmshme në një moment të caktuar të vendimmarrjes. Kësisoj, sjellim një risi në politikebërjen lokale në Shqipëri dhe besoj se pas Tiranës edhe qytete të tjera mund ta ndjekin këtë model”.

 

Sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj fale marrëveshjes se nënshkruar, Bashkia e Tiranës do te ketë mundësi te ndërmarre nisma ne funksion te përmirësimit te jetës se qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *