E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hartë e re lëvizjeje në rrugët e qendrës

Ndërtimi i Unazës se Vogël ka bere qe disa rruge te kryeqytetit te bllokohen, ndërkohë që për lehtësimin e trafikut të ndryshojë sensi i lëvizjes në disa të tjera. Të martën punimet bllokuan rrugën e “Barrikadave” në afërsi të zonës së njohur si “9-katëshet”, ndërkohë që tashmë sensi i lëvizjes ka ndryshuar. Të gjithë drejtuesit që vijnë nga Parlamenti në drejtim të rrugës së “Barrikadave”, duhet te kalojnë majtas ose djathtas. Qytetarët mund të përdorin dhe rrugën drejt për të hyrë në sheshin “Skënderbej”, e cila më parë shfrytëzohej vetëm nga transporti urban. Tashmë të gjithë drejtuesit që janë në sheshin “Skënderbej” për në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, mund të kthehen djathtas pas Pallatit të Kulturës. Më herët rruga ka patur vetëm një sens. Ndërkohë pranë bashkisë, drejtuesit e mjeteve, nuk mund të kthehen për nga xhamia. Sipas drejtuesve te policisë bashkiake, në terren janë shpërndarë dhe efektivë, të cilët bëjnë të mundur orientimin e lëvizjes kjo dhe për shkak se qytetarët nuk mund të jenë njohur me tabelat. Nga ana tjetër, devijime ka pësuar dhe transporti urban.

Më shumë video

Reklamë