Subscribe

Shërbimi i transportit publik ne kryeqytet, po i përshtatet hartës se Tiranës se Madhe. 15 linja do te jene ne shërbim te banoreve duke mbuluar jo vetëm zonat përreth qendrës, por dhe periferitë. Kjo është harta e re e transportit urban ne kryeqytet. Thuajse te gjitha linjat, me përjashtim te Unazës dhe Tiranës se Re kane zgjatur shërbimet ne pikat fundore, duke çuar transportin publik deri ne periferitë e largëta.

 

P.sh linja ekzistuese e “Porcelanit” tashme shkon deri ne Linze për te mbuluar banoret e kësaj zone te re, ajo e Laprakes shtrihet deri tek Bregu i Lumit, ndërsa zona e Alliasit dhe e Selitës do te lidhen përmes nje linje te re qe do te kaloje nga qendra. Drejtori i transportit publik ne bashki, Enton Punavia, sqaron ndryshimet qe pëson shërbimi publik ne Tirane. Brenda këtij muaji, te gjitha mjetet e transportit publik do te pajisen me sistemin GPS.

 

Monitorimi ne kohe reale do te kontrolloje frekuencën e lëvizjes se çdo mjeti dhe ndalesat e tij ne stacione. Vlerësimi i operatoreve privat do te behet përmes pikëzimit. Shkeljet nga kompanitë private do t’u rrezikojnë ndërprerjen e kontratës. Ne fund te këtij viti, bashkia synon transformimin e shërbimit urban. Krahas rritjes se mbulesës do te shtohen mjetet e reja, ndërsa synohet vënia ne funksion e biletës elektronike ne çdo linje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *