Subscribe

12 gjykata të shkallës së parë, 2 administrative dhe vetëm 1 gjykatë Apeli në gjithë Shqipërinë. Kjo është harta e re e sistemit gjyqësor që u prezantua këtë të martë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryetarja e këshillit të lartë gjyqësor, Naureda Llagami.

 

Kjo e fundit, u shpreh se duhen 6 muaj që që kjo hartë të nisë funksionimin, ndërsa efektet e saj pozitive ose negative, do të duken pas të paktën, 5 viteve.

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se qeveria garanton zbatimin e plotë të kësaj harte.

 

Harta e re gjyqësore është parë si e domosdoshme edhe nga kryeprokurori Olsian Çela. Por ai shprehu rezerva përsa i takon godinave që duhet të kenë në dispozicion gjykatat.

 

Edhe pse ka shumë kundërshtime harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ.

 

Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

 

Harta e re shkrin 10 gjykata të shkallës së parë. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë.

 

Ky përqendrim detyron mijëra qytetarë që të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera ku ndodhen gjykatat, apo vetëm drejt Tiranës, për të marrë zgjidhje. Kjo do të sjellë menjëherë rritjen e kostove për ta si dhe për avokatët mbrojtës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *