Subscribe

Për të zbardhur krimet e ndryshme dhe për t’i ardhur në ndihmë hetimeve policore, është përgatitur një projekt, i cili i jep mundësi autoriteteve të vëzhgojnë jo vetëm kamerat publike, por edhe ato private në çdo vend të Shqipërisë.

 

Eksperti Ervin Karamuço shprehet skeptik për këtë nisëm, pasi këto kosto, shteti nuk mund t’ia faturojë biznesit privat.

 

“Nëse duam që te kemi një vëzhgim më të mirë të kamerave publike, këtë mund ta bëjë vetë shteti. Nga ana tjetër, kostot, kush i përballon? Sepse ky debat është bërë edhe më përpara disa vitesh në kohën e ish-ministrit Tahiri dhe ka patur një rezistencë shumë të madhe nga ana e bizneseve për të paguar një gjë që në fund të fundit i takon shtetit. Siguaria publike nuk ka të bëjë me subjektet private, por ka të bëjë fillimisht me shtetin.”- tha Karamuço

 

Për ekspertët, vendosja e këtyre kamerave cenon edhe të drejtën e të dhënave personale të qytetarëve.

 

Të thuash që e duam informacion në kohë reale filmike do të thotë që ti të bësh një vëzhgim 24 orë. Për çfarë të dhënash personale flitet dhe sa prevalon siguria publike ndaj të drejtave të personave privat?

 

Kjo ndër të tjera, krijon edhe rreziqe për biznesin privat, I cili mund të përplaset me bandat apo individët e tjerë. Sipas Karamuços, nuk kanë munguar rastet kur një biznesi i është vënë tritol për shkak të dhënies së kamerave të sigurisë, autoriteteve.

 

Bizneset kanë filluar ndër vite që kamerat që deri diku mbulonin edhe ambjentet publike ti kthejnë dhe ti rregullojnë më mirë brenda perimetrit të tyre privat. Kjo sepse ka patur shumë përplasje, rivalitete, hakmarrje, shantazhe. Kemi pasur edhe eksplozive në këto biznese që ka ardhur vetëm si pasojë e dhënies së këtyre pamjeve filmike të ngjarjeve të ndryshme.- u shpreh eksperti.

Në Tiranë ka shumë zona të rëndësishme ku mungojnë fare kamerat publike të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *