Herry Kane ishte heroi i skuadrës së Tottenham  që mposhti Arsenalin në derbin e Londrës në sfidën hapëse të javës së 27 të kampionatit anglez. Spursat ishin tejet cinik kundër topçinjve duke garantuar një trepikësh me shumë vlera në garën për zonën champions, pasi janë ngjitur ne kuotën e 52 pikëve ndërsa Arsenal qëndron në vendin e 5 me 45 pikë. Derbi i shumëprituri i Londrës nisi më mirë për të zotët e shtëpisë të cilët i shkuan afër golit në fillim pas një gjuajte me kokë të Harri Kane, por goditja e bomberit të Tottenham përfundoi mbi traversë. Pjesa e parë nuk pati më episode të tjera të rëndësishme ndërsa fraksioni i dytë nisi në mënyre te shkëlqyer për skuadrën e Pocetinos. Është thuajse një fotokopje e rastit të pashfrytëzuar në pjesën ë parë. Krosim nga e majta dhe Kane këtë herë me kokë nuk gabon duke ndëshkuar Arsenalin. Miqtë provuan të reagojnë por goditja më të majtën e Willshere gjeti reagimin e portierit Loris. Tottenham pati shansin e artë për të shënuar dhe golin e dytë me dell Alin, por talenti vendas gaboi rëndë para portës së topçinjve. Pavarësisht kësaj spursat, ia dolën të ruajnë këtë fitore në derbin e Londrës që i jep shumë besim skuadrës edhe në prag të Champions League kundër Juventus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *