Anglia djersiti shumë por ia doli të marrë një fitore te merituar në minutat shtesë kundër Tunizisë në Impenjimin e saj të parë në botërorin e rusisaë të vlefshëm për grupin G.
Tre luanët iu fal një dygolëshi të Harry Kane, ai I fitores I realizuar në minute e 91 për të mundur ekipin afrikan, por rezultati minimal 2 me 1 në realitet nuk tregon aspak realitetin e sfides.
Skuadra e trajnerit Southgate dominoi në përgjithësi ndeshjen duke mbajtur topin, krijuar rrezikshmëri dhe raste me tepricë në portën kundërshtare por gaboi shumë në finalizim, duke rrezikuar të bëntë një gjysmëhapi ndaj një kundërshtari që nuk është sigurisht në lartësine e Belgjikes, rivalit më të madh të anglezeve në grup.
Pas disa rasteve që në minutat e para me Lingard dhe Stërling, ishte bomber I Tottenham ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 11. Më pas ishulloret vijuan të dominojnë por nuk shënuan dot golin e sigurise dhe për më tepër pas një gabimi të Walker I ,I cili shkaktoi 11-metersh I dhanë mundësi Tunizisë të barazojë rezultatin.
Në pjesën ë dytë ndeshja u luajt thuajse e gjitha në një portë, por goli I fitores së rëndësishme për Anglinë u shënua sërish nga shtatlarti Kane në muinutën e 91.
tre piket e para bëjnë që anglia të ndajë vendin e parë me Belgjiken, teksa kalendari e favorizon sa I takon cështjes së kualifikimit sepse sfiden e radhës do ta luajë kundër Panamsë debutuese.