E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Harry do të bashkohet me Meghan në Kanada pas bisedimeve me Mbretëreshën

Princ Harry ka vendosur të fluturojë këtë javë drejt Kanadasë për tu ribashkuar me Meghan Markle, pas bisedimeve me Mbretëreshën Elizabet për vendimin e tyre për të hequr dorë nga familja mbretërore.

 

Prej disa ditësh Meghan ndodhet në Kanada bashkë me djalin Archie, ndërsa tani pritet që familjes t’i bashkohet edhe Harry.

 

Reklamë

Lajmi për fluturimin e Harryt erdhi ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau ofroi mbështetjen e tij për çiftin.

 

Ai tha se kanadezët do ta mirëpresin çiftin dhe do ta bëjnë të ndihet si në shtëpinë e tyre.

 

“Unë mendoj se shumica e kanadezëve janë shumë mbështetës për të pasur çiftin mbretëror këtu mbretër këtu. Ende ka shumë vendime që duhet të merren nga familja mbretërore”, tha ai.

 

Të hënën Mbretëresha Elizabet foli për herë të parë rreth vendimit të Harryt dhe Markle, duke i mbështetur në rrugëtimin e tyre. Por ajo shprehu edhe zhgënjimin dhe dëshirën që ata të vijonin të ishin pjesë e familjes mbretërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë