E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Harry dhe Meghan tregojnë detaje nga rritja e Archie

Archie tani është 6-muajsh dhe Duka e Dukesha e Sussex, kanë ndarë disa detaje lidhur me të në një takim me familjet e ushtarëve mëngjesin e djeshëm. Ata kanë  treguar se i vogli tashmë ecën këmbadoras dhe i kanë dalë dy dhëmbët e parë.

 

Harry u shpreh se vlerësonte punën e gjithë nënave për rritjen e fëmijëve të tyre ndërsa bashkëshortët kanë qenë me misione jashtë vendit. Ai shprehu keqardhjen e tij që ata janë detyruar të humbasin momente nga rritja e fëmijëve të tyre, për të mbrojtur atdheun.

 

Me sa duket, në fotot e ardhshme, Archie-n e vogël do ta shohim me dhëmbët e parë dhe ndoshta për dore me prindërit./ LIVING

Vazhdo të lexosh

Reklamë