E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Harrojini përrallat për lënien e duhanit, ja për çfarë keni nevojë

Shqiptarët shquhen për pirjen e duhanit, edhe pse tashmë janë informuar se sa dëme sjell pirja e tij në shëndetin e njeriut.

 

Por, të heqësh dorë nga duhani është një sfidë më vete, dhe sidomos nëse keni vite që e pini.

 

Reklamë

Ajo që ju duhet të bëni fillimisht për lënien e duhanit, është ta bindni veten se ju jeni  një njeri i vendosur. Shumë njerëz nuk janë të vendosur dhe nuk bëjnë luftë me veten për të arritur atë që duan.

 

Por, për ta arritur këtë, juve ju duhet të qëndroni pozitiv dhe se ju mund ta lini duhanin. Për këtë ju duhet të rrisni besimin në veten tuaj se mundeni ta bëni.

Vendosni se çfarë funksionon më mirë për ju. Ekzistojnë një varg mënyrash të ndryshme me të cilat mund ta lini duhanin. Disa duhanpirës e lënë menjëherë, ndërsa të tjerët gradualisht. Ju duhet të vendosni se cila metodë është më e mirë për ju.

Vazhdo të lexosh

Reklamë