Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100 për qind të hapura.

Krahas partisë apo koalicionit zgjedhore, numri dy i socialistëve tha se çdo zgjedhës ka të drejtën që të vendosë shenjën edhe tëk emri i një kandidati të preferuar.

“U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.”

Sipas tij, ka ardhur koha për të harruar akuzat dhe për të votuar Kodin Zgjedhor.

“Nuk ka sisteme elektorale perfekte dhe as sisteme elektorale qe u japin pakicave fitoren ne tavoline nuk jane shpikur akoma! Prandaj eshte koha per ta votuar Kodin Zgjedhor duke diskutuar intensivisht mes palëve dhe duke i harruar shantazhet, akuzat dhe bllofet! Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe ne s’mund të presim gjatë për votimin e risive që reflektojnë ndryshimet kushtetuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *