E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Harrojeni rrugën Ballkanike”

Rruga Ballkanike nuk do te hapet. Qeveria greke ka këshilluar mijëra emigrante te bllokuar ne kampin ne Idomeni te mos u besojnë informacioneve qe qarkullojnë ditët e fundit, ndërsa po vendos përkthyes dhe altoparlantë ne kufirin me Maqedoninë. Me shume se 15 mije njerëz, thuajse nje e treta e emigranteve qe ndodhen ne Greqi, refuzojnë te strehohen ne qendrat e ngritura nga autoritetet, me shpresën se kufijtë do te hapen nje dite. Qendra e koordinimit te emigracionit u ka kërkuar refugjateve te mos bien pre e gënjeshtrave ne fletushka apo thashethemeve, qe përhapën ne mediat sociale. Nje nder rrugët e përfolura qe do te hapej per te vijuar udhëtimin drejt Europes veriore ishte ajo përmes Shqipërisë. Spekulimet janë shtuar mes emigranteve qe ndodhen ne presion e po jetojnë ne kushte te vështira.

“Ne duam te dimë se kush i shpërndan këto fletëpalosje, qe te vendosim se çfarë do te bëjmë. Nëse nuk është burim i besueshëm nuk kemi si te largohemi. Duket sikur po mbytemi. Po jetojmë ne nje burg te hapur, por nuk dimë si te dalim”.

Edhe agjencia e OKB per Refugjatet, UNHCR, po përpiqet te binde emigrantet te mos u besojnë informacioneve te përhapura. Pak kohe me pare, qindra refugjate qe gjendeshin ne kampin e Idomenit u kthyen mbrapsht nga policia maqedonase, pasi kaluan nje lume dhe hynë ne token maqedonase.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë